Lajme

Gjendet një i mbytur në rezervuarin e Gjançit

Një lajm i rëndë ka ardhur ditën e sotme nga Korça, ku mësohet se një person është mbytur në rezervuarin e Gjançit. Informacionet e para kanë treguar se identiteti i viktimës nuk është identifikuar ende, gjithashtu mbetet mister edhe shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

”Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njoftoi policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: