Categories Lajme

Gjendet një kafkë njeriu në Greqi, dyshohet se i përket shqiptarit të vrarë për çështje droge

Në zonën e Prevezës në Greqi është gjetur një kafkë njeriu, e cila dyshohet të jetë mbetja e kokës së shqiptarit të vrarë në mënyrë mafioze në vitin 2016, shtetasit Bledar Terpollari.

26-vjeçari u gjend i vdekur dhe pa kokë në kufirin shqiptaro- greke në Gliki të Igumenicës. Kafkën e ka gjetur një punonjës i cili po merrej me pastrimin e një kanali. Në momentin kur punënjësi po pastronte me kazëm, mjeti i tij ka goditur kafkën. I terrorizuar, punëonjësi ka njoftuar policinë e cila ka marrë kafkën dhe e ka dërguar në Athinë për ekspertizë.

Dyshimet janë se mund të jetë kafka e 26 vjeçarit shqiptar i cili u varros pa kokë në Shqipëri nga familjarët. Për vrasjen e Terpollarit u dënuan dy shqiptarë. Ekzekutimi erdhi për shkak se i riu i kishte borxh vrasësve një shumë prej 20 mijë eurosh të fituata nga trafiku i drogës.

Bledar Terpollari, u vra më 9 maj të 2016 në një fshat të Igumenicës me një plumb e më pas iu pre koha. Dyshohet se pasi Terpollari i ka prerë kokën kushëririt të tij, ia ka çuar atë boss-it të drogës, të cilit dyshohet se Bledari i kishte 20 mijë euro.

Emiliano Nana, një pret të dyshuarve si autor dhe i arrestuar ka bërë rrëfimin e tij, që përkon me atë të Pajtim Jaupin, dhe ai i arrestuar. Emiliano rrëfen se ka qenë Krenar Terpollari, personi që i preu kokën Bledarit sepse duhet t’ia çonte bosit të kokainës. Sipas, Emilianos, Bledari kishte fshehur paratë e drogës.

“Pashë njërin nga të bashkakuzuarit me mua të trokiste portën. Viktima e hapi dhe doli disa hapa jashtë kasolles dhe nisi të pyesë se çfarë duam në të tillë orë të natës. Njiheshim nga çështja e drogës dhe ai u përpoq të gjente diçka të thoshte për paratë që kishte borxh. Vrasësi e shtyu me forcë dhe u futi brenda në kasolle.

Ne ishim jashtë dhe u dëgjua një e shtënë. Disa minuta më vonë e pashë të nxirrte jashtë të vdekurin dhe me nje thike qe kishte me vete i preu kokën. E pashë të fuste thikën dhe kokën ne një çante dhe ta fshehte ne portbagazh. Ikëm me makinë deri në një vend pranë kufirit. Ai tha që do të kalonte më këmbë kufirin pasi në doganë do të bëhej kontroll. Do ta conte kokën tek bossi i kokainës dhe do të merrte shpërblimin”, – mbyll rrëfimin Emiliano Nana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME