Lajme

Gjendet një kufomë në grykëderdhjen e lumit Seman

Një kufomë është gjetur në grykëderdhje të lumit Seman.

Burime pranë vendit të ngjarjes pohojnë se kufoma i përket një mashkulli. Trupi i pajetë është i paidentifikuar.

Kufoma është me rroba banjoje.

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës së Ndërmenasit, aty ky është edhe grykëderdhja e lumit Seman, ata që kanë njoftuar policinë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close