Një pako e dyshimtë është gjetur sot në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë në lagjen “1 Maji” është gjetur pakoja e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë për të bërë edhe verifikimet.
Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak, Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.