Lajme

Gjendet pa shenja jete në një rezervuar trupi i një personi, familja e tij e kërkonte prej ditësh

Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në rezervuarin e Hecit.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.

Familja e tij prej ditësh e kërkonte dhe djali kishte bërë dhe kallëzim në polici për zhdukjen e të atit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.

Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close