Lajme

Gjendet trupi i 32-vjeçarit në magazinat e qendrës tregtare, shpëtoi shtatë persona nga zjarri, por vetë mbeti i bllokuar

Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur mëngjesin e të shtunës gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket Arjan Sala, 32 vjeçarit, punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private tek qendra tregtare Casa Italia.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit është gjetur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, konkretisht rreth orës 01:40. Trupi ka disa djegie në pjesë të ndryshme, por si strukturë është e rregullt.  Ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin e nipit të tij, megjithatë trupi është dërguar në morgun e Tiranës ku do të kryhet edhe një ekspertizë e thelluar.

32-vjeçari ishte me detyrë përgjegjës i punonjësve të shërbimit të sigurisë të një kompanie private.  Të mërkurën rreth orës 15:40 është njoftuar nga kolegët e tij se kishte rënë zjarr në magazinën ku punonte. Sipas dëshmive, ai menjëherë ka marrë një bombol që shërben për fikjen e zjarrit dhe ka hyrë në magazinë duke nxjerrë çdo punëtor. Në momentet e fundit teksa përpiqej të shuante flakët, 32-vjeçari nuk ka mundur të dalë në kohë, duke humbur kështu edhe jetën.

Magazinat e kësaj qendre tregtare u përfshinë nga flakët pasditen e të mërkurës dhe që prej asaj dite, nuk dihej asgjë për fatin e të riut.  I riu kishte shpëtuar të mërkurën 7 persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Tiranë/Informacion paraprak

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: