Një 26-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një magazinë pranë banesës në fshatin Marinëz të Belshit. Siç raporton policia në trupin e 26-vjeçarit E.T, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Marinëz, Belsh , në magazinën pranë banesës, është gjetur i vetëvarur , shtetasi E.T., rreth 26 vjeç. Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune . Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.