Categories Lajme

GJERMAN – Merkel: Përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi në interes të të dyja palëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor, theksoi se përparimi në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Turqisë është në interes të të dyja palëve. Merkel, pas samitit të BE-së në Bruksel, në një konferencë për media, përsëriti mbështetjen e saj për deklaratën përfundimtare të BE-së të vendosur para 14 ditëve mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor. Ajo kritikoi vendimin e Turqisë për dërgimin e anijes së kërkimeve Oruç Reis sërish në rajon, duke e cilësuar si të panevojshëm dhe pretendoi se kjo nuk ul tensionet, por i rrit.

“BE dëshiron të përparojë në kuadër të axhendës pozitive”, theksoi kancelarja gjermane, Merkel. Merkel duke pohuar se Ankaraja duhet të përmbahet nga “hapa provokuese” shtoi se axhendën tonë duhet të punojmë mbi pjesën pozitive. “Përparimi në marrëdhëniet BE-Turqi është në interes të të dyja palëve”, shtoi ajo. Merkel njoftoi se kishte anuluar samitin e politikave kineze që ishte planifikuar të zhvillohet në nëntor në Berlin për shkak të rritjes intensive të rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME