BotaLajme

Gjermani/ Policia gjen 2-vjeçarin duke përqafuar nënën e vdekur, ja çfarë ka ndodhur me të

Një pamje e trishtë ka ardhur nga Gjermania. Bëhet fjalë për një 2-vjeçar, i cili është gjetur nga policia duke përqafuar nënën e tij, e cila kishte vdekur. Kjo e fundit ndërroi jetë pasi u mbyt me tubin e pipës ‘shisha’ nga ish-i dashuri.

Kanë qënë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan zhurma nga banesa e viktimës. Sipas tyre, 33 vjeçarja Amal F. ka bërtitur, por kur policia ka shkuar, e ka gjetur atë pa ndjenja, e cila kishte ndërruar jetë.

Ata ishin të prekur nga panorama që panë dhe pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën të shpëtojnë nënën e të miturit. Ish-partneri i saj dhe baba i djalit, u arrestua një ditë më vonë disa dhjetra kilometra larg skenës së krimit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se çifti ishin ndarë disa javë para krimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: