Categories Lajme

Gjermania kujton rregullat për shqiptarët, nëse duan të udhëtojnë për festat e fundvitit

Për të gjithë shtetasit kosovarë si dhe ata që kanë nënshtetësi gjermane, ky shtet ka përcaktuar rregullat për udhëtimet gjatë festave të fundvitit në Kosovë. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë bën me dije se qytetarët që kthehen nga Kosova duhet të izolohen për 10 ditë si dhe para udhëtimit duhet të bëjnë regjistrimin elektronik.

Sipas ambasades, “rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit”.

Njoftimi i plotë: Informata aktuale të rëndësishme të udhëtimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë: Paralajmërimi për udhëtim në Kosovë është ende i vlefshëm *** Gjatë hyrjes në Gjermani vlejnë rregullat e izolimit dhe RISI: Regjistrimi elektronik i hyrjes *** Testi negativ PCR i nevojshëm për hyrje në Kosovë .Paralajmërim i udhëtimit për në Kosovë për shkak të COVID-19 është ende i vlefshëm

Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë. Kosova nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19.

Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani, në qoftë se gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike.

Ju lutemi të merrni në konsideratë edhe që në Kosovë nuk garantohet një përkujdesje mjeksore sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ka vetëm kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19. Gjatë udhëtimit (kthyes) nga Kosova për në Gjermani vlenë detyrimi për izolim 10-ditor***

Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit:

  • RISI: duhet që para udhëtimit të regjistroheni në ëëë.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit,
  • pas hyrjes në Gjermani të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj,
  • aty t’i nënshtroheni vetë-izolimit 10-ditor. Nga 8 nëntori 2020 e këndej izolimi parimisht nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani.
  • Me rëndësi: Rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit.  Ju lutemi keni parasysh gjithashtu që gjatë hyrjes nga Gjermania në Kosovë, aktualisht duhet të dëshmoni se keni një test negativ PCR. Përndryshe mund t‘ju refuzohet hyrja. Informata më të hollësishme merrni nga autoritetet përgjegjëse kosovare. Ju lutemi të keni parasysh vazhdimisht informatat e aktualizuara rreth situatës në Kosovë dhe kufizimeve të udhëtimit të ndërlidhura me pandeminë COVID-19:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME