Categories Bota, Lajme

Gjeti të dashurin në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, nëna e godet me makinë teksa përpiqet të largohet

Një grua goditi të dashurin e saj me makinë pasi e gjeti të zhveshur në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, sipas policisë.

Burri u arrestua dhe përballet me akuzën për sulm seksual ndaj një të mituri, thonë autoritetet.

Rreth orës 1 të mëngjesit të 8 gushtit 2021, një grua thirri policinë duke pretenduar se i dashuri i saj ishte në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, sipas raporteve të policisë.

Emir i burrit është shënuar në raportin e policisë si Delmer Orlando Ortiz Licona.

Raportet e policisë thonë se gruaja i ka thënë 911 se i duhet një oficer në shtëpinë e saj.

Gjatë telefonatës, sipas raporteve, gruaja po bërtiste “Çfarë po i bën asaj?”

Ajo më pas i tha oficerëve: Sapo gjeta burrin tim lakuriq në shtrat me vajzën time”, raporton KCBD, degë e NBC.

“Ju lutem nxitoni, ai po ikën”, vazhdoi gruaja.

“Nxitoni ose unë do ta vras. Unë do të shkoj ta vras”, shtoi gruaja.

Oficeri më pas dëgjoi gruan duke  i thënë vajzës së saj të hipte në makinë.

Kur polici e pyeti nëse fëmija ishte mirë, gruaja i tha: Po u ktheva në shtëpi në kohë.

Gruaja më pas i tha policit se po ndiqte burrin me makinën e saj, shkruan The Sun. 

Sipas raporteve, policët dëgjuan një zhurmë dhe më pas fëmijën që filloi të qante.

Ndërkohë që telefoni ishte hapur, gruaja tha: Dërgoni një ambulancë, ai u hodh para makinës sime.

Licona thuhet se u arrestua në prill të këtij viti dhe para hetuesve pretendoi se është i pafajshëm duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai është dërguar në qendrën e Paraburgimit të qarkut Lubbock, thanë autoritetet/abc/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME