Categories Lajme

Gjeti të vdekur tre fëmijët, babai kthehet i shokuar në shtëpi, dy shënimet që u gjetën në dhomë

The Sun ka publikuar fotot e një babai të traumatizuar, i cili është kthyer në banesën e tij, më pak se një javë nga vdekja e mistershme e tre fëmijëve të mitur. Andrew McGinley iu drejtua banesës së tij me zemrën e thyer, ndërkohë që banorët e lagjes nuk gjenin fjalët e duhura për ta ngushëlluar. “Çfarë mund ti thoni dikujt që sapo ka humbur tre fëmijët e tij?”, ishte pyetja që shtrohej më shpesh mes tyre.

Fëmijët u gjetën të pa jetë në banesën e tyre në Dublin, 2 djem dhe një vajzë, Conor, 9 vjeç, Darragh, 7 vjeç, dhe Carla, 3 vjeç. Jashtë derës ku fëmijët u gjetën të pa jetë ishte shkruar: “Mos shkoni lart …telefononi 999”. Ndërsa një grua e cila endej rrugëve e shokuar, dyshohet të jetë nëna e fëmijëve, e cila u shoqërua nga policia për në spital dhe do të merret në pyetje për ngjarjen. Ende nuk ka dalë në dritë nëse është nëna e fëmijëve ajo që fshihet pas ngjarjes së rëndë. Dyshimet janë që fëmijët të jenë droguar dhe më pas të jenë mbytur, ndërkohë që pranë dhomës u gjet dhe një shënim i dytë ku shkruhej: Fëmijët po përballeshin me jetë ku nuk kishin asgjë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME