Categories Lajme

Gjiknuri informon Berlinin për vettingun dhe reformën në zgjedhore.Gati vizita e Ramës

Shtyrja e afateve për vettingun dhe reforma zgjedhore kanë qenë tema të diskutimit gjatë takimeve që Damian Gjiknuri zhvilloi në Gjermani. Gjatë takimeve ai thekson se informoi partnerët për shtyrjen e afateve të vettingut dhe bisedimet për reformën në zgjedhore. Po ashtu ai bëri të ditur se dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin.

Bundestag, Gjiknuri takon Nils Schmidt, Christian Petry dhe Josip Juratovic Gjiknuri në zyrat e SPD gjermane, takim me Rainer Vogt  Leonard Pledt dhe Z Leonard Beqiri.

Gjiknuri: Qeveria Scholz e fokusuar maksimalisht tek zgjerimi i BE!Gjiknuri: Procesi i Berlinit do të intensifikohet nga qeveria Scholz.

Në Ministrinë e Jashtme Federale ata takuan ambasadoren Susanne Schutz, Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës. Një tjetër takim u zhvillua me Adis Ahmetovic, raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag.

Në ditën e dytë të qëndrimit, delegacioni i kryesuar nga z.Gjiknuri u prit në Bundestag nga tre drejtues të rëndësishëm të Grupit Parlamentar Socialdemokrat: përfaqësuesi për politikën e jashtme Nils Schmid; përfaqësuesi për Çështjet e Evropës Christian Petry dhe anëtari i Komitetit për Evropën Josip Juratovic.

Delegacioni u prit dhe në zyrat qendrore të Partisë Socialdemokrate nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Rainer Vogt dhe Këshilltari për politikat mbi Evropën Leonard Pledt. PS dhe SPD gjermane u angazhuan për të konsoliduar bashkëpunimin mes dy partive simotra dhe ndërveprimin për të promovuar vlerat e përbashkëta evropiane.

“Një pikë tjetër e rëndësishme është përgatitja e vizitës së Kryeministrit Rama në Berlin dhe takimi i tij me kancelarin Scholz dhe me udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë.

Z.Gjiknuri bashkëbisedoi edhe me Helene Kortlander, Drejtuese e Departamentit për Evropën Lindore në fondacionin Friedrich Ebert Stiftung. Palët u angazhuan për një plan veprimi të përbashkët mes FES dhe fondacionit “Qemal Stafa” ashtu sikurse për një rol të shtuar në marrëdhënien midis partive simotra socialdemokrate në rajonin e Ballkanit e më gjërë.

Bundestag – U takua me tre drejtues të rëndësishëm të Grupit Parlamentar Socialdemokrat: përfaqësuesi për politikën e jashtme Nils Schmid; përfaqësuesi për Çështjet e Evropës Christian Petry dhe anëtari i Komitetit për Evropën Josip Juratovic.

Gjermania mbështet fillimin sa më parë të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë ndërsa Bundestagu do të miratojë një dokument strategjik për një fazë të re të procesit të Berlinit. Ju përgjigja interesimit të tyre për çështjen e Ballkanit të Hapur ashtu sikurse i informova për zhvillimet politike në Shqipëri, ecurinë e reformës në drejtësi, zgjatjen e procesit të vetingut, pritshmëritë për reformën zgjedhore dhe atë territoriale

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME