Categories Lajme

Gjiknuri: Marrim 9 mandate në Vlorë dhe tregojmë se dimë të vlerësojmë punën, u ndal dhe tek rruga Kardhiq-Delvinë

Damian Gjiknuri Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, zhvilloi një takim me banorë të qytetit të Sarandës, ku prezantoi kandidatët Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri.

“Duke patur Anilën anëtare të kabinetit qeveritar, Ministre të Financave, ju garantoj se katër vitet e ardhshme do të kemi një partneritet të shkëlqyer dhe Saranda do të njohë bum investimesh. E kam prekur miqtë e mi, vëllezër dhe motra, e kam prekur këtë që po them dhe nuk po e them për konsum politik. E them sepse ditë për ditë, në përditshmërinë time si Kryetar Bashkie, Anilën e kam patur gjithmonë në krah. Ka dhënë provën që Sarandën e do dhe e mbështet ndaj dhe ne duhet tia shpërblejmë me votë. Në 25 Prill Partinë Socialiste dhe numrin 12”, u shpreh kryebashkiaku Adrian Gurma.

Duke folur për investimet që kanë transformuar edhe Sarandën, Gjiknuri u ndal tek rruga Kardhiq-Delvinë.

“Këto rrugë të reja, sidomos rruga Kardhiq-Delvinë për të cilën unë personalisht ndjehem krenar sepse kam patur firmën dhe vulën time në këtë projekt kaq të rëndësishëm, për një vit do jetë gati dhe të gjithë do të kenë mundësi të vinë më shpejt në Sarandë. Edhe ajo rruga e Lumit të Vlorës që mund të duket sikur nuk ka lidhje me Sarandën, do ti shërbejë shumë mirë pjesës tjetër të bregdetit”, sqaroi Gjiknuri.

Duke ju referuar rezultateve të sondazheve, Gjiknuri këmbënguli se Qarku i Vlorës ka shanset optimale për një rezultat të thellë.

“Ne duhet të marrim rezultatin më të thellë. Ju i keni parë dhe sondazhet, Qarku i Vlorës ka rezultatin më të thellë në Shqipëri. Unë mendoj se ne i kemi mundësitë të marrim 9 mandate, jo thjesht për të qenë kampion por për ti thënë edhe Edi Ramës që ky Qark di të vlerësojë punën dhe di të të falenderojë me votë. Pse jo ta fusim në borxh që këto investime të vazhdojmë edhe më tej për gjithë Qarkun”, theksoi Gjiknuri.

Kandidatja Anila Denaj tha se e gjithë skuadra e Qarkut të Vlorës është një garanci për të marrë mbështetjen masive të qytetarëve në 25 Prill.

“Sigurisht këtu nuk arrijmë asgjë të vetëm. Jo vetëm kemi një ekip të shkëlqyer në të gjithë qarkun të drejtuar nga Damiani, kemi një ekip këtu në Sarandë me Nikon me të cilin kemi që në fillim një marrëdhënie të mrekullueshme. Partia drejtohet nga një zonjë e nderuar që punon çdo ditë për të bashkuar sa më shumë socialistët.

Mbi të gjitha me një kryetar bashkie me të cilin kemi patur një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe që në çdo moment më ngacmon për më shumë fonde e më shumë fonde sepse ai e di se kërkesat tuaja janë edhe më shumë për ta bërë Sarandën edhe më të bukur”, u shpreh Denaj.

Më tej ajo u angazhua për rritjen e investimeve për Sarandën në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së majtë. “Në datë 25 Prill, këtë vizion të Partisë Socialiste, të Kryeministrit Edi Rama dhe me punën e Kryetarit të Bashkisë dhe të qeverisë, me zotimin tim për çdo angazhim e çdo investim të shtuar që Saranda do ta ketë dhe do ta realizojmë”, premtoi Denaj.

Kandidati mjek Niko Kuri garantoi qytetarët se nuk do të shkëputet as nga roli i tij i rëndësishëm si mjek në spitalin e Sarandës. “Këtu e 20 vit3 në punën time si mjek, jemi njohur edhe në situata të vështira për secilin nga ne. Në anën e mjekut por dhe si njeri jam përpjekur të bëj punën time sa më mirë e me rezultat. Qëllimi im këtë radhë nuk është që të braktis spitalin dhe as profesionin tim që e kam me shumë pasion. Që të ndihmoj qytetin tonë, njerëzit tanë dhe gjithë ju këtu, në një nivel më lart ku merren vendime për të ardhmen e vendit. Jam i sigurtë se programi i PS do të sjellë fitoren në 25 Prill”, tha Kuri.

I njëjti optimizëm u shfaq edhe nga kandidati tjetër i listës së Partisë Socialiste Leonard Beqiri. “Data 25 Prill përcakton do të vazhdojmë rrugën e të ardhmes për një Shqipëri evropiane dhe që fëmijët tanë të kthehen nga emigracioni. Rrugën e shpresës që kemi nisur me Kryeministrin Rama apo të kthehemi në të kaluarën. Jam i bindur se data 25 do të tregojë edhe njëherë se ne duam atdheun, duam Shqipërinë dhe veten tone”,  Ndryshimi i Sarandës është i dukshëm dhe ky ndryshim mund të vazhdojë vetëm me Partinë Socialiste. Përveç të tjerave ,Saranda do të afrohet akoma më shumë me Tunelin e Llogarasë i cili pritet të realizohet shumë shpejt !  theksoi Beqiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME