Categories Lajme

Gjiknuri mesazh opozitës: PS e hapur për të bashkëpunuar

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, me rastin e Ditës së Verës, është bërë pjesë e festimeve në qytetin e Elbasanit. Teksa ka uruar shqiptarë për festën, nuk ka lënë pa komentuar as situatën politike në vend.

Gjiknuri është shprehur se Partia Socialiste është e hapur për bashkëpunim me opozitën për të çuar përpara reformat në të mirë të vendit.

“Partia Socialiste dhe mazhoranca në përgjithësi ka qenë gjithmonë e hapur. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ne jemi një parti që kemi ditur të bashkëpunojmë, kemi ditur të ofrojmë kompromise. Ne kemi qenë të parët që kemi thënë hajde të ulemi dhe të ngremë Komisione qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për reformën territoriale”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se pas 6 Marsit opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje, ndërsa po mbahet peng nga drejtuesit e saj. Ai siguroi se qeveria është e gatshme për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj.

“Ju e dini që opozita e sotme është akoma më shumë ‘kuturu’. Pas 6 Marsit ka hyrë në një cikël shkërmoqje, kam frikë se pa kthim. Megjithatë, Partia Socialiste dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar me qëllim që ne të kemi mundësi që të dialogojmë. Është për të keqen e tyre dhe liderëve të tyre, sidomos ata që kanë mbaruar punë me të ardhmen e Shqipërisë, që vazhdojnë ta mbajnë peng atë opozitë dhe praktikisht nuk sjellin atë pranverën që dëgjuan të gjithë shqiptarët për bashkëpunimin për të ardhmen.

Në fund të fundit ka edhe njerëz që këto ditë predikuan për protesta por shikoni edhe vlerat qytetare të  cilët janë me mijëra e mijëra që kanë më shumë besim te e ardhmja, te paqja, te siguria. Mendoj se kjo është përgjigja e masës më të madhe të shqiptarëve. Qeveria është këtu për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj”, theksoi Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME