Lajme

Gjiknuri në Shirgjan: Mbështetje fermerëve për shtimin e prodhimit

Zona e Shirgjanit në Elbasan është prodhuesja kryesore e prodhimeve bujqësore jo vetëm për tregun e Elbasanit, por edhe më gjerë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i shoqëruar dhe nga kryetari i bashkisë Gledjan Llatja ishte sot në një prej serrave të zonës, prodhimet e të cilave fermerët i dërgojnë në pikën e grumbullimit e më pas eksportohen drejt vendeve europiane.

Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, siguroi fermerët për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e qeverisë për shtimin e prodhimit dhe gjetjen e tregjeve për shitjen e tyre.

“Sfida më e madhe e njerëzimit do të jenë kostot e shtuara të çmimeve. Kush merret me bujqësi ka një të ardhme të garantuar”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi se përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë më pranë prodhimet bujqësore me tregjet, duke ndihmuar në këtë mënyrë gjithë ekonominë e zonës.

“Rruga ka qenë një nga problematikat kryesore që ka pasur zona. Me ndërtimin e rrugës brenda dy viteve pothuajse është dyfishuar numri i serrave nga 30 hektarë në 70 hektarë”, u shpreh kryetari i bashkisë së Elbasanit.

Ndërtimi i unazës bujqësore ka krijuar lehtësi dhe i ka dhënë zhvillim gjithë zonës së Shirgjanit në Elbasan. Vitet e fundit disa kompani eksporti kanë shfaqur interes për prodhimet cilësore të zonës, çka ka sjellë dhe rritje të prodhimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close