KultureLajme

Gjimnazi Halim Xhelo në Vlorë organizoi sot një aktivitet për festat e nëntorit (Foto)

Në gjimnazin Halim Xhelo Vlorë. Gjimnazi Halim Xhelo në qytetin e Vlorës organizoi sot një aktivitet të bukur. Aktiviteti ishte përgatitur për festat e nëntorit, por u shty për shkak të situatës së dhimbshme që ndodhi pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit. Ky aktivitet ishte si një konkurrim mes nxënësve të këtij gjimnazi me këngë nga repertori i tabanit tonë kombëtar, por edhe me valle dhe recitime.

Është puna e pa lodhur e drejtoreshës së këtij Gjimnazi, zonjës Adelina Ibrahimi, është pasioni i saj për të dalë nga rutina e përditshme e procesit mësimor, ku një rolë të rëndësishëm merr edukimi përmes traditës kulturore të popullit tonë. Drejtoresha kishte ngritur edhe një juri për ti dhënë më shumë seriozitet aktivitetit dhe për të vlerësuar nxënësit më të mirë në interpretimin e këngëve shqiptare.

Pasi nxënësit interpretuan këngët më të zgjedhura të tabanit tonë kombëtar nënë moderimin e dy gjimnazisteve bukuroshe, ku hera herës grupi i valleve krijonte atmosferë festive, juria u tërhoq për të ndarë çmimet. U vlerësuan me çmim të parë, dy të dyta dhe tre të treta disa nga këngëtaret e talentuara të këtij gjimnazi, por drejtoresha ishte kujdesur për të vlerësuar edhe valltarët dhe moderatoret e këtij aktiviteti. Duhet thënë se aktiviteti i sotëm i gjimnazit Halim Xhelo i mbuluar nga simbolet kombëtare kuq e zi, ishte organizuar shkëlqyeshëm, ku nxënësit u ndien mirë dhe nuk reshtën së duartrokituri këngëtarët dhe valltarët e kësaj shkolle me tradita të hershme në qytetin e Vlorës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close