Categories Lajme

Gjinekologia ngre alarmin: Adoleshentet bëjnë s…oral dhe anal për të ruajtur virgjërinë për burrin, prindërit duhet të…

Ndonëse kanë kaluar vite, virgjëria është një tabu dhe vazhdon ende në ditët e sotme të mbetet e tillë në Shqipëri.

Së fundmi ka qenë gjinekologia, Mimoza Keta, e cila ka treguar eksperiencën e saj me një adoleshente.

“Më ka ardhur vajza në klinikë që kishte bërë raport seksual, e vogël, 14 vjeçe dhe më tha mamit nuk i tregoj dot se mamaja ime thotë që ti nderin tënd duhet ta humbësh në krevatin e martesës. Një pjesë e mirë e prindërve e kërkojnë, që vetë nuk janë sjellë ashtu. Dhe meshkuj të cilët kanë patur patjetër raporte seksuale me të tjera kërkojnë të marrin një vajzë të ndershme.

Është vërtetë një tabu që ka filluar të thyhet por që ekziston. T’ju tregoj një mesazh interesant, më kishte kishte ardhur një foto me gjuhë, një vajzë kishte nxjerrë gjuhën e saj dhe kishte nënvizuar disa puçrra. Më thotë, më kanë dalë disa puçrra në gjuhë, janë HIV apo Sifiliz? I thashë duhet të vish patjetër në klinikë të bëjmë analizat.

Erdhi në klinikë. Unë tha bëj seks oral dhe seks anal, jam e ndershme, e virgjër. Përse e ruan virgjërinë i thashë? Për bashkëshortin tha. Ndodh dhe kjo. Një pjesë e mirë e adoleshentëve e bëjnë dhe këtë. Nga vajzat virgjëresha, 30% e tyre bëjnë këtë gjë. Fatmirësisht pas analizave rezultoi se adoleshntja nuk kishte asgjë serioze, thjesht myk në gjuhë”, tha Keta.

Gjithashtu mjekja u ka bërë thirrje prindërve që të komunikojnë me fëmijët e tyre sa i përket edukimit seksual.

Por mjekja apelon prindërit për një komunikim më të mirë me fëmijët e tyre sa i përket edukimit seksual.

“Do tu lutesha prindërve, shoqërisë dhe të gjithë ata që po na ndjekin të dinë të komunikojnë me fëmijët e tyre.Tu shpjegojnë realisht atë që ndodh, çfarë ndodh në trupin e tyre, tu shpjegojnë se çfarë është seksualiteti, tërheqja seksuale. Dhe në fund të fundit tu shpjegojnë se edhe nëse ata kryejnë marrëdhënie seksuale të mbrohen nga një shtatzani e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme që sot po marrin jetë grash.

Sot  në botë në çdo gjysmë ore vdes një grua nga kanceri në qafën e mitrës.Kjo ndodh për shkak të një raporti seksual të pambrojtur që është një virus që quhet Human papillomavirus.  Qeveria e ka bërë falas vaksinën kundër HPV. Të gjitha gratë dhe vajzat në moshë aktive riprodhuese të vaksinohen, kjo do të thotë të shpëtosh jetë”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME