Categories Lajme

Gjirokastër/ Automjeti i OSHEE bie në lumin Drino, humbin jetën 2 elektricistët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër. Mësohet se automjeti i OSHEE-së ka rënë nga ura, duke përfunduar në lumin Drino dhe për pasojë dy elektricistë kanë humbur jetën.

Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Gazetarja Brikena Metaj raporton per ‘BalkanWeb’ se punonjësit Selfo Kallfa, 52 vjeç dhe Ismet Isaraj, 64 vjeç kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit. Ndër të tjera Metaj raporton se trupat e viktimave i ka marrë rrjedha e lumit me vete.

Polumbarët e RENEA-s dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Informacion paraprak, Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME