
Një banesë dykatëshe në fshatin Manalat në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se kjo shtëpi prej kohësh është e pabanuar dhe nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Forcat zjarrrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat rrezikojnë banesat e tjera aty pranë.