Lajme

Gjirokastër, Makina godet këmbësoren, dërgohet drejt spitalit

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Xh. 34 vjeç ka përplasur shtetasen L.Z. 53 vjeçe në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër, e cila ka qenë duke ecur në këmbë.

E aksidentuara është marrë nga ambulanca dhe u shoqërua për në spital nga ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të kryer veprimet proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, shtetasi A. XH., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen L. Z., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close