Categories Lajme

Gjirokastër/ Po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim nga policía e Gjirokastrës. Bëhet me dije se ai nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin me të cilin transportonte 9 emigrantë të paligjshëm.

Gjirokastër, Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin me të cilin transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 36-vjeçari.

Sekuestrohet 1 automjet, Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt apo i përdorin ato për të ushtruar veprimtari të ndryshme k riminale, kanë go ditur një rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë  shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi shtetasit R. B., i cili po drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz”, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”.

Nga veprimet h etimore rezultoi se shtetasi R. B. po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi R. B., 36 vjeç, banues në Dibër. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME