Categories Lajme

Gjirokastër, transportonin 12 emigrantë, Shoqërohen 3 persona, 26 vjeçari banues në Vlorë

Gjirokastër Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 3”. Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Go ditet një grup i mirorganizuar k riminal që kryente veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në disa qytete të ndryshme.

Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, bien në pranga 3 shtetas (njëri prej të cilëve ishte organizatori), ndërsa 1 shtetas tjetër shpallet në kërkim. Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 aparate celularë. Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 3”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. T., 38 vjeç, banues në Tepelenë; Sh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, falë punës së mirorganizuar hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara se nga qyteti i Gjirokastrës në drejtim të Tiranës po transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve K. T. (organizator i grupit kriminal), Sh. M.(transportues), A. S. (pronari i hotelit), si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I.(transportues), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën duke tentuar të transportonin 12 emigrantë nga vendet e treta, nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës.

Pas një hetimi disajavor rezultoi se këta shtetas kanë tentuar të kryejnë këtë veprimtari kriminale duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, të cilët i strehonin fillimisht në një hotel në Laprakë dhe më vonë i transportonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Këto raste kanë mbetur në tentativë pasi emigrantët janë bllokuar nga Policia lokale dhe ajo Kufitare Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet që shërbenin për transportimin e klandestinëve dhe 5 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME