Lajme

Gjirokastër, Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes arrestohet 35-vjeçari

Policia e Gjirokastrës, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close