Lajme

Gjirokastër, Zhvati mbi 4 mln lekë duke mashtruar, arrestohet 53-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arretsuar një 53-vjeçar, pasi ishte i shpallur në kërkim për “Mashtrim”. Sipas uniformave blu është prangosur H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky i fundit nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit D. B. Gjithashtu, policia ka arretsuar edhe një tjetqr person, i cili ishte shpallur në kërkim për Plagosje e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan punën dhe në qytetin e Tiranës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit e shpallur në kërkim H. D., 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me tre vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim”.

Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë shumën 4.500.000 lekë dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit D.B. Gjithashtu nga shërbimet e Komisariati të Policisë Tepelenë, në banesën e prindërve të tij në fshatin Maricaj, Memaliaj, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në datë 29.07.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me një vit burgim për veprën penale “P lagosje e lehtë me dashje”. Shtetasi E. K. në vitin 2019, në qytetin e Memaliaj, për motive të dobëta ka plagosur lehtë shtetasin E. D. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: