Tre raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se tre rastet e reja janë një nxënës në shkollën “Koto Hoxhi”, një punonjëse fasonerie e cila është mbyllur si dhe një efektiv policie në DVP Gjirokastër. Gjirokastra numëron 75 raste aktive me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Ditën e djeshme në të gjithë vendin u regjistruan 106 raste të reja ndërsa 2 pacientë të infektuar humbën jetën
Categories
Lajme