Lajme

Gjithçka ndodhi pas një debati të çastit, si e pesoi biznesmeni dhe turisti në Sarandë

Eshtë zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës, ku mbeti i pla gosur rëndë biznesmeni Spiro Iljadhi, si dhe turisti shqiptaro-amerikan Mario Jani.

“Blutë” kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim tre autorë, të cilët janë: Andrea Caushi 35 vjeç, si dhe vëllai i tij Visi Caushi 33 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall edhe 33-vjeçari Redjan Hadëri, të tre banues në Tepelenë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një debati të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve dhe shtetasit Spiro Iljadhi.

20 here eshte shkrepur në drejtim të pronarit të lokalit në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm. Biznesmeni është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa turisti është jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: