
Ish-drejtori i burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi, është dënuar me një vit e katër muaj burg nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të OrgIsh-drejtori i burgut të Lushnjes Judmir Shurdhi është dënuar me 1 vit e katër muaj burg nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO).
Ai është shpallur fajtor për veprat penale shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera. Shurdhi akuzohet se, bashkë me vartësit e tij shkelën procedurat për tenderin e përcaktuar për transportin e gardianëve të burgut.