Categories Lajme

Gjonaj njofton lehtësimin e masave në burgje, nga takimet me familjarët te lejet

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar masat lehtësuese për burgjet. Në një takim me drejtuesit e burgjeve ajo ka bërë me dije se do të rifillojë takimet e të dënuarve me familjarët, lejet e veçanta dhe aktivitetet sociale e kulturore.

Ajo thekson se të dënuarit mund të takojnë një herë në muaj familjarët, por këta të fundit duhet të paraqesin pranë burgut çertifikatë vaksinimi, test negativ ndaj COVID-19 apo test që provon se e ka kaluar COVID-19.

Të miturit mund të zhvillojnë katër herë takim me familjarët në muaj. Po ashtu lejet e veçanta apo shpërblyese për të dënuarit mund të jepen vetëm për rastet mortore.

Gjithashtu do të fillojë në mënyrë të kufizuar aktivitetet sociale e kulturore nëpër burgje, sipas masave anticovid.

Ja çfarë tha Gjonaj: Mbi lehtësimin e masave, grup teknik i ngritur në MD me personel shëndetësor kanë vlerësuar, kanë propozuar lehtësimin e disa masave për një periudhë të përkohshme, duke monitoruar situatën.

Sa i përket lehtësimit të masave kufizuese, për një periudhë të përkohshme, është bërë dhe një vlerësim të sugjerimeve, si dhe referuar disa praktikave të vendeve europiane që kanë filluar të lehtësojnë kufizimet duke mbajtur në konsideratë situatën e popullatës.

Lehtësimi i masave kufizuese në sistemin e burgjeve do të jetë në 3 drejtime:

1-Rifillimin e kufizuar të takimeve me familjarët  2-Rifillimin e dhënies së lejeve të veçanta  3-Rifillimi i aktiviteteve sociale e kulturore

Konkretisht masat e reja fillojnë nga 14 qershori për një periudhë në monitorim nga të gjitha strukturat shëndetësore. Konsiston konkretisht në:  Rifillimin e lejimit të takimeve, 1 takim në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor kur familjari duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID.

Gjatë takimeve do të respektohen masat anticovid. Për të miturit e dënuar 4 takime në muaj.

Po ashtu do të vijohet të ruhet praktika shumë e mirë e komunikimeve online me Skype. Gjithashtu do të rifillojnë dhëniet e lejeve të veçanta, të datës 22 janar 2021, për përcaktimin e procedurave të lejeve shpërblyese apo të veçanta, do jenë vetëm për rastet mortore.

Për sa i përket rifillimit të aktiviteteve, do të respektohen rregullat anticovid, për të rehabilituar dhe edukuar të dënuarit. Do të fillojnë në mënyrë të kufizuar.

Të tjerat, për masat anticovid, do të vijojnë të jenë në fuqi. Ky lehtësim i masave kufizuese kërkon vëmendje maksimale nga drejtuesit, kërkohet nga ju monitorim i përditshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të dënuarve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME