Lajme

Gjosha takim me gratë në Vlorë: Po luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen

Kryetarja e Forumit të Gruas në LSI, Klajda Gjosha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kandidatet gra në Vlorë, po ashtu edhe me vajza dhe zonja të qytetit. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se ato po luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen. Sipas Gjoshës, nga Vlora ka nisur vala e ndryshimit.

”Nga Vlora ka nisur vala e ndryshimit. Fasada dhe betoni do të zëvëndësohen nga shpresa për të ardhmen. E lumtur sot mes grave dhe vajzave, të forta të Vlorës që me pasionin e tyre luftojnë çdo ditë me keqqeverisjen për ta bërë Vlorën shtëpinë e tyre.

25 Prilli do të jetë dita e fitores të qytetarëve vlonjat, dhe të gjithë Shqipërisë”,-thotë kandiatja për deputete në listën e LSI-së së Tiranës, Klajda Gjosha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: