Lajme

Gjykata i kthen Mark Frrokut, 4 nga 12 pronat e sekuestruara

Gjykata e Apelit, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, lidhur me sekuestron preventive të pasurisë së ish-deputetit socialist Mark Frroku.

Pronat e sekuestruara të Frrokut, shkojnë në vlerën 1.5 milionë euro, ndërsa kjo masë u mor pas dënimit të ish-deputetit socialist me akuzat e mosdeklarimit të pasurisë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në vendimin e marrë sot, vetëm 4 prona i janë kthyer Frrokut, ndërsa të tjerat vijojnë të jenë nën sekuestro, ndërsa nuk dihet si e ka sekuestruar gjzkata këtë vendim, pasi seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Pronat e sekestruara të frrokut me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë ishin:

Apartamente

  1. Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
  2. Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
  3. Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  4. Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
  5. Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
  6. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
  7. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane

  1. Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
  2. Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

Garazhe (bodrume)

  1. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  2. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Tokë arë

  1. Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close