Lajme

Gjykata lë në qeli 5 rojet bregdetare në Vlorë

Pesë rojet bregdetare të arrestuar në Vlorë për rastin e 55 sirianëve janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme.

Rojet bregdetare akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë ata lejuan që të largohej drejtuesi i gomones me të cilën do të transportoheshin drejt Italisë 55 shtetas sirianë.

Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë. Per 15 dite e apelojne vendimin prap.

Kujtojmë se në janar të këtij viti u shpëtuan  55 klandestinë, të cilët do trafikoheshin drejt Italisë në kushtet kur deti ishte me dallgë rreth 5 ballë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: