Lajme

Gjykata le sërish në burg Ramazan Rrajën

Përpjekjet e Ramazan Rrajës për të fituar lirinë nga Gjykata e Posaçme u hodhën poshtë nga gjyqtari i hetimit paraprak. Me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore, Rraja, kishte kërkuar zbutje të masës së sigurisë “Arrest në burg”, por kërkesa iu refuzua këtë të mërkurë.

Ai akuzohet nga SPAK se është pjesë e grupit kriminal që organizoi dhe ekzekutoi planin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, Pëllumb Muharremit dhe shoferit të tyre që mbeti i vdekur, Andi Maloku.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e sigurimit të kushteve për vrasje në kuadër të grupit kriminal dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

Ramazan Rraja u arrestua në 19 prill të këtij viti pasi qëndroi për disa muaj në arrati. Bashkë me të, SPAK akuzon edhe 10 persona të tjerë si autorë të ngjarjes së rëndë, mes tyre edhe Plaurent Dervishajn, i cili ndodhet në Dubai.

Ndërkohë 30-vjeçari ka edhe një dënim me 12 vite burg nga drejtësia belge, që e ka gjetur fajtor atë për trafik narkotikësh.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close