Categories Lajme

Gjykata liron grabitësit e pronës në Dhërmi, gruaja mes lotësh: Burri ma la amanet që…

Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, sesi kushëriri i tyre, Elidon Gjikoka, i cili u kishte marrë me qira pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi, e grabiti atë me dokumente të falsifikuara dhe me ryshfet.

E gjithë procedura u bë në Vlorë dhe konfirmimi përfundimtar u mor nga Tirana. Disa ditë pasi “Stop” transmetoi këtë rast, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja, ndërroi jetë.

Burri im ha dhe, nga cështja e tij. Më tha, ma la amanet, unë e hapa gjyqit o grua, unë do ndërroj jetë nuk jam më për këtu, por ti do e ndjekësh bashkë me vëllain tim derisa të marrësh pronën në dorëzim… pronën tonë”, është shprehur gruaja e së ndjerës.

Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe sipas informacioneve, ndodhet në Angli me familjen e tij.

Për këtë çështje hetoi paralelisht edhe prokuroria e Vlorës. Prokurori Ervin Karanxha paralajmëroi, se shumë shpejt do të kishte rezultate konkrete mbi të gjithë personat e përfshirë në tjetërsimin e pronës. Në seancën paraprake, gjyqtari Enkel Peza hoqi përgjegjësitë penale për të gjithë ata, që çuan dy prokuroritë.

Prokurori i Vlorës, Albert Kuliqi, ka favorizuar të akuzuarit, që vetë ai kishte dërguar në gjykatë si të pandehur, duke mos e apeluar vendimin e gjyqtarit Peza.

Çuditërisht në proces gjyqësor, prokurori ka hequr dorë nga akuza që ishte ngritur nga Prokuroria Tiranë që kishte të bënte me veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit. Që këtu kemi dyshime të rënda për veprime korruptive në këtë rast”, tha avokati Arben Llangozi.

Me lehtësimin e situatës, si për t’i vënë kapakun dosjes edhe Apeli Vlorë, gjyqtari Laurent Fuçia, ka zëvendësuar pa asnjë lloj argumenti ligjor, masën e arrestit të shtëpisë në detyrim paraqitjeje për Elidon Gjikokën.

“Në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Laurent Fuçia i ka zëvendësuar masën shtetasit Elidon Gjikoka, rreth 2 muaj pas zbatimit të masës së parë, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, pa asnjë lloj shkaku, pa asnjë lloj motivi. Ky është një tjetër veprim kriminal i kryer nga ky gjyqtar. Elidon Gjikoka ka vjedhur pronën dhe po e mban këtë pronë me veprime korruptive. Janë një sërë aktorësh që janë në Gjykatën e Vlorës që kanë kryer veprime kriminale. Janë bërë bashkë me hajdutin Elidon Gjikoka”, tha avokati Llangozi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME