Categories Lajme

Gjykata ndryshon masën për 18 punonjësit e burgut të Fierit

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka ndryshuar masën e sigurisë për 18 punonjësit e burgut të Fierit të cilët më herët u lanë  në “arrest shtëpie” pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas njoftimit mësohet se Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje ndaj 18 punonjësve të birgut dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

Referuar dosjes dyshohet se Gerard Nonaj, Ervis Alliaj, Bashkim Meci, Eris Isufaj, Albi Rezhda, Dorjan Nukaj, Arbri Gjermeni, Enflor Hoxha, Florida Mata, Fatos Lika, Neritan Mataj, Mato Mataj, Ermal Licaj, Xheniana Buzi, Denisa Bendaj, Sidorela Vogli, Jonida Qato, Eduart Rrapaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.

Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.

Kujtojmë se pak ditë më parë një emision investigativ u zbulua një skandal në burgun e Fierit, ku punonjës të këtij institucioni kërkonin 600 euro  për “pastrimin” e dëshmisë së penalitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME