Categories Lajme

Gjykata vendos masën e sigurisë për të dashurën e Vali Corleones

Gjykata e Gjilanit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ndaj Anita Sylës, e cila qëlloi me armë Vali Corleonen në banesën ku bashkëjetonin.

Trupi gjykues caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurën, e cila u vendos në pranga në ambientet e banesës ku ndodhi ngjarja, pasi Corleone shkoi në spital për të marrë mjekim të speacializuar.

Në njoftim thuhet se 22-vjeçarja tentoi ta vrasë Valin teksa çifti po qëndronin në dhomën e ndenjes. Ngjarja ndodhi në prani të personave të tjerë, ndërsa Anita Syla e plagosi të dashurin e saj me plumb në këmbën e djathtë.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe të personave të tjerë, ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepur armën e zjarrit – pistoletë, duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë e për pasojë i plagosuri detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME