Categories Lajme

Gjyqi kundër Shullazit/ Vendimi jepet më 3 dhjetor

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se trupi gjykues për gjyqin kundër Shullazit pasi u tërhoq në dhomë këshillimi vendosi ta japë vendimin më datë 3 dhjetor.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018,mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Çfarë ndodhi në seancën maratonë? Gjyqi që vijonte që prej orës 13:00, u zhvillua më pas pa praninë e të akuzuarve dhe pa avokatët në sallë.

Në këto kushte gjykata ka lexuar apelimet e tre prej avokatëve në mungesë të tyre dhe të akuzuarve ndërkohë që janë dhënë edhe konkluzionet përfundimtare nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumanit Eneid Nakuçit të cilët kërkuan shpalljen fajtor dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë që e dënonte mes të tjerave Emiljano Shullazin me 14 vite burgim.

Por në përfundim prokurorët e posaçëm janë tërhequr sa i takon 5 akuzave në adresë të Shullazit dhe 4 anëtarëve të këtij grupi , mësohet se bëhet fjalë për akuzën e gjobëvenies së një biznesmeni në Lushnje.

Ndërkohë siç rezultoi nga shkalla e parë Shullazi nga 8 akuza  u shpall fajtor për 3. Për këtë arsye prokurorët kërkuan lënien në fuqi të këtij vendimi me dënimin në total me 55 vite burgim për 5 të akuzuarit që mungonin.

Procesi me pesë të dënuarit nën akuzë për grup kriminal ka ngecur prej 2018 atëherë kur ata u dënuan me 55 vite burgim në total. Për gjykatën ngërçi është krijuar nga dorëheqjet e avokatëve të caktuar nga shteti , ndërsa për avokatet që i kanë zgjedhur 3 prej tyre, problem nuk qëndron tek mbrojtja.

Në çështjen Shullazi lista e avokatëve të dorëhequr është e gjatë ndërsa 27 prej tyre janë gjobitur nga gjykata e apelit të posaçëm. Për të ardhur në ditën kur gjykata vlerësoi se në fakt edhe Gilmando Dani edhe Blerim Shullazi , kanë mundësi financiare për të paguar një avokat, ndaj urdhëroi zhbllokimin e procesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME