Lajme

Socialistët e Vlorës duan t’i bëjnë “gjyq” para Edi Ramës, Dritan Leli u përgjigjet këshilltarëve: Mbledhjet ta bëjmë online

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i është drejtuar sot me një letër Këshillit Bashkiak, i cili do të zhvillojë sot një mbledhje jashtë radhe, që pritet të nisë në orën 10:00.

Mbledhja është kërkuar nga vetë Këshilli Bashkiak, i cili ka theksuar se ajo do të mbahet në  teatrin “Petro Marko”, por në letrën e tij, kryebashkiaku Leli sjell në vëmendje masat anti-Covid, duke iu bërë kështu të qartë këshilltarëve se po shkelin rregullat.

Në letër, Leli shkruan mes të tjerash se “Me veprimet e mësipërme, ju si organizatorë të kësaj mbledhje, jeni duke shkelur ligjin 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku jemi të detyruar të sjellim në vëmendjen tuaj se bazuar në nenin 3 pika 2 të aktit normativ nr.3/2020, subjektet apo individët që organizojnë ndër të tjera dëgjesa publike dënohen me gjobë në masën 5.000.000 lekë”.

Për këtë, Dritan Leni vijon “Në respekt të ligjit dhe të masave në fuqi për të parandaluar përhapjen e Covid-19, theksojmë sikundër jemi shprehur më parë se mbledhja jashtë radhe e Këshillit të Bashkisë Vlorë duhet të zhvillohet virtualisht (online)”.

“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko.

Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shkruan në “Facebook” Leli, përbri letrës drejtuar këshillit.

Dështon mbledhja e këshillit të bashkisë Vlorë. Kr i bashkisë ka kërkuar që të zhvillohet on line. Këshilltaret janë paraqitur para teatrit Petro Marko ndërsa dyert kanë qëndruar të mbyllura. Anduel Tahiraj ka deklaruar se nuk janë lejuar nga Leli të hyjnë në sallë.

Ne do të ndjekim të gjitha hapat ligjore në vijim. Leli ka humbur besimin e partise socialiste dhe besimin e qutetarëve.

Leli i mbyll dyert këshilltarëve të partisë socialiste me justifikimin e situatës por pak ditë me parë lejoi zhvillimin e takimeve të partisë demokratike ka theksuar Tahiraj,  45 këshilltare nga 51 kanë kërkuar prej dates 1 qershor zhvillimin e kësaj mbledhjeje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: