fbpx
Lajme

Gjyqtari Markelian Kuqo del sot para KLGJ-së, ja për çfarë duhet të japë llogari

Gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, do të dalë ditën e sotme para Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku do të pyetet për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinararin, i njohur ndryshe edhe me nofkën“Gjenerali”. Relator i çështjes së gjyqtarit Kuqo është anëtari i KLGJ-së, Dritan Hallunaj, ndërsa dosja është përgatitur nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili kërkon shkarkimin e gjyqtarit nga detyra. Në seancën e sotme gjyqtari Kuqo duhet të paraqesë versionin e tij para KLGJ-së për të mbështetur ligjshmërinë e lirimit të Gert Gjinararin, ndërsa do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.

Kujtojmë se Gert Gjinari, ishte dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali. Në Itali, Gert Gjinarari është dënuar dy herë për një sagë krimesh që nga trafiqet, veprimtari në kuadër të grupit kriminal. Në vendimin e gjyqtarit shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

Vendimi i gjyqtarit Kuqo u rrëzua nga Gjykata e Apelit si i paligjshëm, por Gert Gjinarari tashmë ishte zhdukur. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i ngritur në janar të këtij viti, nisi një hetim gjashtëmujor, hetim i cili përfundoi në fund të muajt korrik 2020. Në përfundim të hetimeve, ILD i kërkoi  Këshillit të Lartë Gjyqësor të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo, me pretendimin se gjyqtari kishte konsumuar një sërë shkeljesh me vendimin e lirimit nga burgu të Gert Gjinararit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button