Lajme

Gjyqtarja e Apelit Vlorë del para KPK-së

Një tjetër gjyqtare do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Alma Liçaj, kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës do të kalojë do t’i nënshtrohet vettingut.

Mësohet se trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Liçajn drejtohet nga Xhensila Pine, ndërsa anëtarë janë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Kujtojmë se Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close