fbpx
Lajme

Gjyshërit nga Pogradeci: Kemi 5 fëmijë në Siri, ju lutemi t’i shpëtoni! Mbesën e kanë…

Pesë fëmijë, të mbetur jetime janë të izoluar në kampin Al Hol të Sirisë. Gjyshërit, Dylber dhe Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit nuk reshtin së kërkuari rikthimin e tyre.

Ata nuk pranojnë se mbesa e tyre, Elona Shuli nuk ka dëshirë të rikthehet, përkundrazi tregojnë se dy ditë më parë vetë 17-vjecarja u ka thënë se i larguar nga përpara se të mbërrinte misioni i shpëtimit.

“Ja ska dy ditë kur vajzën këta i kontrolluan. Që i mori dhe iku na morën me zor thuaj shtetit të vijë na gjeje. Para dy ditësh jemi në një çadër. Unë dridhem do vijnë tu tek prota ti marrim. Kam 5 fëmijë të shteti këtu të na marrë dua të dal po i vdesin fëmijët i lutem shtetit. Nga shteti që hyjnë atje që do ti nxjerrin të na i gjejne një sahat më parë se mos i vdesin. Na gënjyen na morën na futën në një cadër tjeter”, tha ajo.

Gjyshja tregon se Elona është kthyer në nënë jo vetëm për të birin 3 vjeçar por edhe dy motrat dhe të vëllanë.

“Ajo cupa vetem qan ne kemi vetem 7 vjet erdhi fundi nuk janë në çadër. Janë ushtarët. Të veje shteti ti nxjerrë të vijnë në çadër të na marrim, kam frikë. I thamë për çadër nuk e dërgon dot. Ju do të vazhdoni ti prisni ne po shikojmë mos na vjen lajm se u gjetën fëmijët. I bëj thirrje shtetit që po bëjnë këtë sakrificë që i kanë ndërruan i mashtruan se qenë pa mbështetje. Ato të tjerat kishin nënat. I terhoqën por sdel dot. Kush e di. Kaq gjë e na gjeje në cadër”, tha ajo. Ndërsa gjyshi i fëmijëve, Dylber Shuli, rrëfen se i biri Krenari bashkë me të shoqen u larguan drejt Sirisë 7 vite më parë. Asokohe morën me vete tre vajzat Elonën, Ermen dhe Jursen. Ndërsa djali Ibrahimi ka lindur në Siri. Po kështu, Elonën e martuan në moshë të mitur dhe solli në jetë një djalë. Dylber dhe Asie Shuli kanë humbur djalin dhe nusen në luftën e ISIS, ndërsa kërkojnë ndihmë nga qeveria për të shpëtuar nipërit nga ferri.

Fëmijët e bllokuar në kamp:

Elona Shuli, 17-vjeçe, në Al Hol njihet me emrin Asia

Erma Shuli, 14 vjeçe, në Al Hol me emrin Sara

Jusra Shuli 7 vjeç

Ibrahim Shuli 4 vjeç

Suheib Cake, djali i Elonës, 3 vjeç

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button