fbpx
Lajme

Gjyshja 126-vjeçare fiton

Një grua mbi 100-re me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa u bë personi më i vjetër në botë që mundi covid në provincën juglindore të Kahramanmaraş në Turqi.

Sipas të dhënave në pasaportën e saj, gruaja është 126-vjeçare dhe quhet Eşe Gebelek, e cila nuk ka asnjë ide për moshën e saj të vërtetë. Lajmi i mirë është se ajo u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital. “Ata u kujdesën për mua, më trajtuan mirë,” tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.

Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i “Granny Eşe”, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë. “Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore,” shtoi Meyrem Gelebek, një nga nuset e Eşe Gebelek. Para Eşe Gebelek, një grua 113 vjeçare në provincën verilindore të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button