Categories Lajme

Gjyshja kërkon kujdestarinë e mbesës, nusja: Nuk e ushqej dot!

Historia e një gjyshe 69-vjeçare është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. Ajo kërkon kujdestarinë e mbesës së saj të cilën e ka rritur dhe vazhdon akoma ta mbaj ende sot e kësaj ditë, ndërsa nëna e vajzës nga ana tjetër pranon se nuk ka mundësi ekonomike të kujdeset për të. Mbesa është 15 vjeç aktualisht dhe nuk është ndarë kurrë nga gjyshrit e babait.  Djali i i 69 vjeçares, invalid në mars të 2015 është  ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare.

Nusja e saj  gjithashtu invalide pas vdekjes së bashkëshortit jetoi me vjehrrin dhe vjehrrën për gati një vit dhe më pas u largua tek e ëma, vajza e vogël qëndroi me gjyshen dhe gjyshin me të cilët jeton edhe sot, pasi e ëma deklaroi tek se nuk e mbante dot fëmijën e saj për shkak të invaliditetit. Në gusht të 2016 daja i vajzës pra vëllai  i gruas i ardhur nga Anglia  i propozoi gjyshërve një marreveshje mirekuptim sipas të cilës  gjyshërit duhet të blinin një shtëpi ku të jetonte nusja me vazjën ndërsa ky i fundit premtoi se do ti përgjigjej financiarisht të motrës dhe mbesës. Pasi palët ranë dakort gjyshërit blenë shtëpinë dhe nusja hyri në banesë bashkë me nënën e saj po ajo nuk pranoi të merrte të bijën me preteksin se nuk e rriste dot. Gjyshërit atëherë kërkuan kujdestarinë e mbesës por e ëma refuzoi t’iu a jepte. Madje në lushnje u zhvillua edhe një gjyq ku u rrëzua kërkesa e gjyshërve. Nëna aktualisht nuk do ta mbaj vajzën , pension e ish burrit e përfiton por vajza rritet dhe përballohet financiarisht nga gjyshërit e babait. Sot në studio e moshuara 69 vjeçare kërkon ndihmë ligjjore si duhet të veprojë më nusen .

“I thashë krushkës gocën do ta rris unë. Nënës i blemë shtëpi të jetonte me vajzën, por ajo se do. Goca gëzonte se do hynte në shtëpi të re, aq kuptonte goca në atë kohë. Nusja qëndroi në shtëpi pa vajzën. Vërtetim pronësie nuk kemi në dorë, banesën e kemi paguar 22 milion dhe 2 milonë brenda.  Në shtëpi nuk kemi pasur asnjë problem, kur djali ishte gjallë. Por në momentin që ka lindur nusja,  mjeku ka rekomanduar që vajzën ta rrisë unë. Vajti lindja shumë mirë. Dy lindjet e para fëmijët nuk jetuan, e para jetoi 2 javë dhe  edyta 3 ditë, kishin vrimë në ezofag. Te avokati i kam çuar dokumetat në shtator të 2016, i thashë krushkës dhe nënës do e mbani vajzën. I thashë do t’ju hedh në gjyq për braktisje fëmijë, më tha “gjykata do lekë’”, u shpreh gjyshja.

Vajza nga ana tjetër në një letër dërguar emisionit “Me zemër të Hapur”, u shpreh se nëna e saj është e paaftë për t’u kujdesur për të dhe se kishte nevojë për një kujdestar. “Me ligj unë figuroj me mamin por ajo s’ka mundësi. Ajo ka nevojë vetë për kujdestare. Ajo e ka të domosdoshme një njëri që ta mësojë. Kur ishte në shtëpi nuk bënte  gabime”, shkruante vajza. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e vajzës tha se do të dëshironte që ajo ta takonte më shpesh. Ajo u shtoi se nuk ka mundësi ekonomike që ta mbajë. “Raporti im me vajzën është se vajza nuk vjen te mamaja, Në rradhe të parë unë nuk kam të ardhura që ta ushqej, gjë tjetër nuk kam . E respektoj si gocë që e kam, se unë jam nëna që e ka lindur. Dua t’i jap edukatën e mirë dhe jo edukatën e keqe. Edhe unë e dua, por në rradhë të parë të vijë te mami. Se mami e ka lind të rrijë edhe të gjyshi edhe te mami. Jo, jo derën nuk e kam të hapur se nuk më duan, ndaj edhe unë nuk shkoj dot atje”, u shpreh nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME