Categories Lajme

Gjysma e pesticideve në Shqipëri hyjnë kontrabandë

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë i kërkuan ministrit të Financave që në paketën fiskale që do të hyjë në fuqi në Janar të 2019-s, të përfshijë edhe përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të inputeve bujqësore.

Por ministri Arben Ahmetaj ishte dakord me një variant të ndërmjetëm të cilin e quajti balancim. Ministria mund të pranojë që faturën që do të rëndojë në buxhet nga heqja e tvsh-së për këto produkte, ta kompensojë me përqindjen që i rimburson TVSH-në fermerit.

Të njëjtën kërkesë, për të përjashtuar nga TVSH listën e pesticideve të lejueshme, plehrave kimike dhe farave e fidanëve e ka bërë edhe ministri i Zhvillimit Rural Niko Peleshi, në një Komisionin Parlamentar tjetër, atë Veprimtarive Prodhuese. Kreu i ministrisë së bujqësisë tha se më shumë se gjysma e pesticideve hyjnë kontrabandë dhe dëmtojnë prodhimin dhe konkurrencën e produkteve tona.

Fatura që do t’i rëndojë buxhetit nga heqja e tatimit mbi vlerën e shtura të inputeve bujqësore është 9 milion dollarë, ndërsa nisma me heqjen e TVSH-së normalizon tregun dhe lufton kontrabandën, në mënyrë që të hyjnë produkte të kontrolluara. Nga nevojat që ka tregu bujqësor në Shqipëri, në mënyrë të ligjshme hyn vetëm 16% e kërkesës, ndërsa pjesa tjetër është informalitet ose mostrajtim./klan.tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME