fbpx
Lajme

Gledis Nano ka folur nga Rinasi,“Shkuam për 4 ditë dhe ndenjëm 5 javë”

Drejtori i Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano ka folur nga Rinasi lidhur me aksionin e riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi i Al-Hol në Siri, ku u shpreh se ishin veprime komplekse ato që çuan në finalizimin me sukses të këtij operacioni të parë.

Nano ka treguar se ai vetë ka qenë prej 5 javësh në Liban, dhe situata është përkeqësuar për shkak të situatës së Covid 19. Drejtori i Antiterrorit tha se ai mund të kthehet sërish në Liban, për të kryer një operacion të dytë për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë që kanë mbetur në kamp.

“Në respekt të të gjithëve ju dhe të kolegëve që na kanë ndihmuar, do jem shumë shkurt dhe duhet të më kuptoni se përveç detajeve që nuk mund të bëjë të ditura janë edhe emocionet jo vetëm si punonjës policie dhe si baba. 

Do rikthehem në Al-Hol, nuk është justifikim që të shplodhemi, por vetëm kryerjen e procedurave, për të rinisur operacionin. Me Lleshaj shkuam në Liban për këtë operacion, shkuam për 4 ditë dhe ndenjëm 5 javë. Dhe në Liban situata nuk është e lehtë, ka mbi 1500 raste me COVID, ku përveç kësaj problematike kemi edhe këtë problem”, tha Nano.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button