Lajme

Godet sërish policia në tregun e ilaçeve, 2 gra në pranga

Vihen në pranga 2 tregtarë të barnave në Tiranë për fshehje të të ardhurave dhe kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetaset J. Dh., 40 vjeçe dhe G. P., 29 vjeçe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit në një subjekt farmaceutik dhe në banesën e shtetases J. Dh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë të konsiderueshme monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close