Lajme

Goditen 5 raste të krimeve mjedisore në Dibër

Policia e Dibrës goditi 5 raste të krimeve mjedisore duke arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , përgjatë javës  kanë evidentuar dhe goditur 5 raste. Si rezultat nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër është arrestuar në flagrancë shtetasi M. Gj., pasi  është konstatuar duke drejtuar mjetin fugon në gjendje të dehur, të ngarkuar me lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: H. D.,  H. L., A. D., pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal dhe për shtetasin P. Gj., pasi është konstatuar duke  transportuar me një automjet  lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close