Lajme

Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit të Korçës, shoqërohen katër autorët

Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, autorë të dyshuar të goditjes për shkak të detyrës të dy infermierëve në Spitalin Rajonal të këtij qyteti. Sipas policisë, d huna ndaj infermierëve ka ndodhur me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Njoftimi i policisë: Korçë Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të d ehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë g oditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën p enale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: