Policia napolitana ka zhvilluar një operacion mëngjesin e sotëm, ku janë arrestuar 40 persona. Mediat vendase shkruajnë se këta të fundit dyshohet se i përkasin Aleancës Secondigliano.
Mes tyre janë zyrtarë publikë dhe sipërmarrës, të përfshirë sipas hetimeve në ndryshimin e tenderëve të spitaleve, zhvatje nga kompanitë që operojnë në këto struktura. Ndër kompanitë e prekura nga rrethi k riminal janë kompanitë e shërbimit të transportit të të sëmurëve, shtëpi funerale, kompani ndërtimi dhe kompani pastrimi. /abcnews