Lajme

Goditet banda e të miturve në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë

Policia greke tha të mërkurën se kishte shkatërruar një bandë të miturish të akuzuar për vjedhje sistematike në dyqanet në zonat e Atikës.

Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë dy shqiptarë, 15 dhe 17 vjeç dhe një grek 16 vjeç.

Tre të rinjtë kanë kryer 26 vjedhje në dyqane dhe shtëpi në zonat Omonia, Kypseli, Galatsi, Ambelokipi, Palaio Faliro, Peristeri, Aegaleo dhe Nikaia.

Policia tha se të pandehurit kanë hyrë në dyqane të ndryshme, duke përfituar nga mungesa e punonjësve dhe kanë vjedhur shuma parash, pajisje elektronike, sende personale, sende me vlerë dhe karta bankare. Policia vlerësoi se banda realizoi fitime kriminale në total rreth 40,000 euro.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close